Lënda trajton mundësitë dhe sfidat me të cilat  përballen sot menaxherët ndërkombëtar, të cilat janë të mëdha dhe të larmishme. Problematika e shqyrtuar do të ketë të bëjë me domosdoshmërinë, mjedisin dhe kulturën, operacionet dhe institucionet e biznesit ndërkombëtar, teoritë e tregëtisë dhe të investimeve dhe  menaxhimit ndërkombëtar të faktorëve të prodhimit. Një peshë të rëndësishme zë menaxhimi i burimeve njerëzore dhe kontabiliteti i korporatave shumëkombëshe të cilat ushtrojnë një impakt shumë të madh si në ekonomitë e vendeve, rajoneve të caktuara si edhe në ekonominë botërore.