Lenda Biz 433 zhvillohet ne MBA. Shumë çështje në biznesin ndërkombëtar  si teoritë ekonomike, politikat qeveritare, strategjitë e biznesit, dhe organizmi i biznesit janë komplekse ne kushtet e globalizmit. Organizimi i biznesit ndërkombetar, strategjitë, menaxhimi materialeve dhe marketingu në tregun global janë objekt studimi edhe për një mirëmenaxhim financiar. Objekt diskutimi do të jetë edhe efekti i bizneseve ndërkombëtar në bilancet e pagesave dhe në mënyrat e financimit.


Kursi fillon me nje pershkrim te shkurter mbi evoluimin e burimeve njerezore. Objektiv i kursit eshte thellimi mbi te tre shtyllat e HRM duke  perzgjedhur punonjes sa me te kualifikuar, maksimizimin e kontributit te punonjesve si dhe marredheniet e punes ne dimensionet e administrates publike. Njekohesisht objekt i diskutimit do te jene edhe nocione bashkekohore si: kapitali human,menaxhimi i njohurive,zhvillimi i burimeve njerezore, karriera ne administrate, perdorimi IT, produktiviteti, migrimi, mobbing ne pune, cilesia ne administraten publike etj.

Burokracia dhe decentralizimi jane dy ceshtje shume te rendesishme te administrates publike mbi te cilat do te thellohemi dhe diskutojme pergjate kursit. 


Lënda trajton sfidat e sistemeve te menaxhimit te informacionit. Problematika e shqyrtuar: menaxhimi i informacionit, hardware, software, networket si edhe sistemet e marrjes e vendimeve kontribojne ne rritjen e vleres se firmes si edhe ne krijimin e avantazheve konkuruese.Investigimi i sistemeve, permiresimit se cilesise se tyre si edhe siguria e sistemeve jane sfida aktuale me te cilat perballen profesionistet e bizneseve.


Lënda trajton mundësitë dhe sfidat me të cilat  përballen sot menaxherët ndërkombëtar, të cilat janë të mëdha dhe të larmishme. Problematika e shqyrtuar do të ketë të bëjë me domosdoshmërinë, mjedisin dhe kulturën, operacionet dhe institucionet e biznesit ndërkombëtar, teoritë e tregëtisë dhe të investimeve dhe  menaxhimit ndërkombëtar të faktorëve të prodhimit. Një peshë të rëndësishme zë menaxhimi i burimeve njerëzore dhe kontabiliteti i korporatave shumëkombëshe të cilat ushtrojnë një impakt shumë të madh si në ekonomitë e vendeve, rajoneve të caktuara si edhe në ekonominë botërore.