Njohuritë e përdorimit të kompjuterit dhe internetit sot janë domosdoshmëri në çdo fushë të jetës. Kjo lëndë u jep mundësinë studentëve të përforcojnë njohuritë e mëparshme dhe të fitojnë njohuri dhe aftësi të reja. Në temat e trajtuara do të njihemi me konceptet bazë të TIK-ut, si hardware, software, rrjetat kompjuterike dhe interneti, siguria e të dhënave, programimi dhe algoritmika, etj. Një objektiv tjetër thelbësor i këtij kursi është edhe njohja me disa nga programet dhe shërbimet më të përdorshme në ditët e sotme.
Në këtë kurs studentët do të njihen me bazat dhe konceptet e sistemeve të operatimit, çfarë janë, si punojnë, problemet që zgjidhin etj. Seminaret do fokusohen te zbatimi në praktikë i këtyre koncepteve te sistemi i operimit UNIX/Linux/Android. Laboratorët dhe detyrat do tu mundësojnë studentëve të mësojnë dhe praktikojnë komanda të thjeshta dhe të përparuara të sistemit Linux, krijimin e skripteve, etj.
Studimi i teknikave themelore të algoritmeve dhe strukturat e të dhënave që janë më të përdorshme në fushën e programimit, analiza shkencore e efikasitetit të tyre, zbatimet praktike të tyre.
Ky kurs ka për qëllim t’u jap studentëve njohuri bazë mbi multimediat, krijimin, përpunimin dhe përdorimin e tyre në ndihmë të procesit mësimor. Gjithashtu studentët do të njihen me sistemet interaktive bashkëkohore që përdoren në ndihmë të mësimdhënies (programi Moodle). Kursi ka një orientim praktik, duke u mundësuar studentëve të njihen konkretisht me veglat dhe programet që përdoren në jetën e përditshme.
Ky kurs synon t'i njohë studentët me njohuritë fillestare në lidhje me inxhinierinë e softeve. Ai përshkruan hapat kryesore të ciklit jetësor, detaje mbi menaxhimin e projektit si dhe mbledhjen e kërkesave, modelimin e softeve, etj.